Detaje të reja janë zbuluar për sa I përket grabitjes së sotme në Rinas ku mësohet se aeroporti ka qenë nën masa të forta sigurie.
Ngjarja ka ndodhur pak pasi në aeroport ka zbritur në pistë avioni, me të cilin Presidenti i Republikës Ilir Meta, po kthehej nga një vizitë zyrtare në Austri.
“Ka qenë garda, sepse është kthyer presidenti i republikës nga Austria. Po ashtu do të nisej disa orë më vonë dhe zyrtari amerikan do të nisej”, tha gazetari Artan Hoxha në “Opinion”.
Por ajo çfarë ka surprizuar më shumë nga deklarata është se sipas tij grabitësit kanë pritur të largohet garda dhe më pas kanë vepruar. Hoxha tha se autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret.
(F.GJ/FAXWEB.AL)