Një ngjarje e paprecedentë është regjisruar në Spanjë, ku grabitësit kanë hyrë dhe kanë vjedhur në shtëpinë e mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba, pasi ky i fundit ishte nisur për në Milano të Italisë, ku mbrëmjen e sotme do të luhet supersfida Inter-Barcelona.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet spanjolle, të cila shprehen se vjedhja ka ndodhur kur në shtëpi ndodheshin familjarët e mbrojtësit Alba, të cilët nuk kanë dëgjuar asgjë.
Sipas po të njëjtave burime thuhet se, hajdutët kanë hyrë nga kopshti dhe janë ngjitur në katin e dytë të banesës, ku kanë marrë disa sende të vogla vlera e të cilave nuk është e madhe.
Nga ana tjetër rojët private të banesës kanë mohuar para policisë që të kenë dëgjuar apo parë ndonjë njeri, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)