Një argjendari është grabitur në qendë të Korçës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se autorët kanë shkallmuar derën e argjendarisë, duke u futur brenda dhe duke marrë prej aty sende me vlerë.
Grabitja është konstatuar vetëm në mengjes nga pronarët, të cilët kishin shkuar si zakonisht për të hapur biznesin e tyre.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë, ndërkohë që nuk është llogaritur ende shuma e saktë e dëmit që është shkaktuar.