Fax News informon se një tjetër vjedhje ka ndodhur në qarkun e Korçës.
Mësohet se në fshatin Biranj është vjedhur banesa e një 78-vjeçari.
Në banesën e shtetasit me iniciale H. Sh, janë grabitur një sasi e konsiderueshme parash, në lekë dhe euro.
Sipas informacioneve, autorët kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në banesë.
Në qarkun e Korçës kanë ndodhr një seri vjedhjesh javët e fundit por ngjarjet deri tani mbeten pa autorë të identifikuar.
(E.L/Faxweb)