Një grabitje me armë ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër.
Tre persona me armë pistoletë kanë hyrë në një banese dykatëshe ku kanë marrë një çifte, një makinë tip ML ngjyrë e zezë me targe 267 NG dhe një celular.
Ngjarja ka ndodhur në familjen e Mark Alija ndërsa familjarët thonë se është dikush që na njeh sepse shtëpia ka sistem alarmi dhe kamera sigurie por sinjali i alarmit nuk ka rënë.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar më tej në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Po ashtu janë ngritur disa postoblloqe për kapjen e autorëve, të cilët edhe sipas Policisë mendohet të jenë banorë të zonës.
(E.K/FAXWEB.AL)