Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitjeje. Ngjarja sapo ka ndodhur në Laç.
Sipas Fax News, persona të armatosur dhe të maskuar nën kërcënimin e armëve janë futur në bankë dhe kanë grabitur një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.
Mësohet se nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihet shuma e grabitur, por grupi hetimor po punon per zbardhjen e dinamikes se ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 29.12.2017, rreth orës 16:36, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i nje Banke te Nivelit të Dytë, dega Laç.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se:
Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.
Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar.
Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=pyBdN3RHCus&feature=youtu.be