Një grabitje banke ka ndodhur sot në kryeqytetin kosovar. Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke e cila gjendet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Mbështetur në të dhënat e para të grupit hetimor dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar .
Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.
Aktualisht policia po punon për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm. Deri tani policia ka arrit të gjejë, veturën e tipit Audi, me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim” – njofton komunikata e policisë.
Policia ka njoftuar se janë duke punuar me zyrtarët e bankës për të konfirmuar shumën e parave të grabitur.
Deri tani policia ka gjetur veturën e tipit Audi, me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim. (M.D/ Shuplaka)