Policia ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e një bankomati mëgjesin e sotëm në Vorë.
Fillimisht u raportua se është grabitur një shumë e konsiderueshme parash, ndërkohë që policia bën me dije se grabitësit nuk kanë mundur të marrin para.
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post