17:31 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitet dhe plagoset pronari i Exchange-it, njëri prej autorëve ia mbath me 60 mijë eurot

09:18 | 29/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitet dhe plagoset pronari i Exchange-it, njëri prej autorëve ia mbath me 60 mijë eurot

Një grabitjeje me dhunë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Autorët kanë plagosur me thikë në pjesën e barkut pronarin e biznesit, i cili ishte duke lëvizur me motor, dhe i kanë marrë një shumë prej 60 mijë eurosh. Pronari ishte nisur në drejtim të bankës ku do të depozitonte dhe paratë e tij.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se autorët kanë pasur dijeni për transfertën e parave, dhe e kanë pritur pronarin e Exchange-it pranë bankës, ku fillimisht e kanë goditur me levë. Pas rezistencës që ai ka bërë, e kanë goditur dhe me thikë.

Mësohet se Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të kësaj plagoseje, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ndërsa autori i dytë është larguar së bashku me sasinë e konsiderueshme të parave.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, pasi numri i qytetarëve që kalojnë në këtë rrugë në orët e para të mëngjesit është mjaft i madh.

Njoftimi i Policise:

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

Foto nga plagosja e pronarit te Exchange

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: grabisin exchangegrabitje te rruga e barrikadaveplagoset pronaritentative grabitjejetirane
Pas

Moti/ Përgatituni për fundjavën, si do të jenë kushtet e motit dhe temperaturat sot

Para

“Armiku i betuar i shqiptarëve, zi e më zi”, Petrit Vasili reagon për raportin e DASH

Para
Dënimi i grupit të Emiljano Shullazit, Vasili: Ja problemi që doli në pah

"Armiku i betuar i shqiptarëve, zi e më zi", Petrit Vasili reagon për raportin e DASH

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Kosovë/ Një person dënohet me afro 5 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Rusi/ Autobusi përplaset me trenin në Leningrad, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur

Ministria e Jashtme reagon ndaj pretendimeve të PD: Letra për ODIHR, pjesë e komunikimit normal zgjedhor

Trump i vendosi një ndër tarifat më të larta , Zvicra gati t’i paraqesë SHBA-së një marrëveshje të re tregtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.