Një pikë këmbimi valutor është grabitur me dhunë në Levan të Fierit. Dy persona kane marre nje sasi lekësh duke kërcënuar pronarin e pikes se këmbimit valutor dhe janë larguar.Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.
Detaje të policisë
Fier Informacion paraprak Sot rreth orës 18:45, në Levan është grabitur me dhunë nga dy persona, te maskuar me kapuçë një pikë këmbimi e transferta parash. Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngitur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar. (M.Q/Faxweb)