Një argjendari ësht grabitur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë tregut valutor. Sipas raportimeve të Fax News autori ka përplasur makinën me qepenin e dyqanit dhe më pas ka kryer grabitjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.
Dyshohet se kanë qenë më shumë se dy persona që kanë kryer grabitjen, megjithatë pritet rezultati I kamerave të sigurisë. Grabitësit kanë shfrytëzuar natën e mbrëmshme e cila ka qenë me reshje dhe stuhi të forta.
Sakaq, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacion Paraprak
Shkoder/Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afersi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden të largohen.
Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjedarisë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar cdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
(M.Q/Faxweb)