Një roje karburanti, ka mbetur i plagosur gjatë grabitjes që iu bë mbrëmë rreth orës 22:30 minuta. Grabitesi i cili ka qenë i maskuar dhe me një automjet pa targa është përleshur me rojen e pikçs se karburantit ‘Emanuel Gaz’ në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë duke e lenë të plagosur.
Roja është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Tiranës ndërsa në vendngjarje kanë mberritur menjëherë forcat e policisë që janë vënë në ndjekje te autorit, i cili ka qenë i vetem, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë nese mund të bihet në gjurmët e autorit.
Grabitesi ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe është larguar, por ende nuk është saktesuar edhe vlera qç i është marrë pikës së karburantit ‘Emanuel Gaz’.
(E.V/Faxweb.al)