Një farmaci është grabitur me armë zjarri në qendër të Tiranës në “Rrugën e Kavajës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ndërsa autorët kanë kërcënuar me armë zjarri punonjësen e farmacisë duke i marrë xhiron ditore, 15000 Lekë.
Nga të dhënat e para mësohet se autorët kishin mbuluar kokën me kapele dhe shall të zi për të mos u identifikuar nga punonjësja, por edhe kamerat e sigurisë.
Pas grabitjes, autorët janë larguar në disa rrugica, ndërsa janë ngritur disa postblloqe.
Ata mësohet se nuk kanë qenë të maskuar me maska. Polica ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar grabitësit.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 25.03.2017, rreth orës 19:15, në rrugën e “Kavajës”, tek një Farmaci, kanë hyrë 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri, kanë vjedhur 15000 Lekë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(M.D/ Shuplaka)
vijon…