Një tjetër grabitje me armë trondit kryeqytetin. Pak minuta më parë një kazino te “Zogu i Zi” ka rënë pre e grabitësve.
Ende nuki dihet shuma e parave që ata kanë mundur të marrin, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka kapur në flagrancë autorin e grabitjes, i cili mbante në duar një pistoletë tip “TT”.
Ai ka tentuar të grabisë edhe një kazino pranë Prokurorisë së Tiranës, ku edhe është arrestuar.
Pak ditë më parë po në kryeqytet u grabit një bankë e nivelit të dytë pranë zonës së 21 Dhjetorit dhe një kazino te Rruga e Elbasanit. (A.R/SHUPLAKA)