Një tjetër biznes është grabitur mbrëmjen e sotme në kryeqyte, këtë herë një market në zonën e Alliasit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 ku një person i armatosur ka kërcënuar arkëtaren e një marketi dhe kanë marrë xhiron ditore. Grabitësi i maskuar, i ka drejtuar armën arkëtares dhe i ka kërkuar paratë e xhiros, të cilat i ka futur në një qese dhe është larguar me shpejtësi.
“Paratë shpejt, paratë”, mësohet se i ka thënë grabitësi shitëses. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e njoftuar nga punonjësit dhe ka ngritur disa postblloqe në zonë në kërkim të autorit. Nuk dihet ende shuma e grabitur, ndërkohë që pritet të sekuestrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të marketit. Po kështu po merret në pyetje edhe arkëtarja.
Detaje:
Ne Allias, nje shtetas i veshur me te zeza dhe me kapuc, dyshohet me arme tip pistolete, ka hyre ne nje market ku ka marre xhiron ditore dhe me pas eshte larguar. Ne vendngjarje grupi hetimor punon per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Gjithashtu jane ngritur pika kontrolli nga ana e policise dhe vijon kontrolli i zones perreth per kapjen e autorit. (J.V/Shuplaka)