Nje person ende i paidentifikuar i ka grabitur një punonjësi karburanti xhiron ditore në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘8 shkurti’.
“Më datë 23.09.2019, në lagjen “8 shkurti”, një person ende i pa identifikuar i ka marrë lekët e xhiros rojes së një karburanti. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, saktësisë së informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia.
Ende nuk dihet sasia e parave që autori ka grabitur. (B.H/Faxweb)