Makina e ambasadës së Kosovës në Shqipëri ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Identifikimi dhe kapja e autorit është bërë brenda 60 minutash, sipas burimeve të policisë.
Në pranga është vënë shtetasi Niko Zaimi 30 vjeç. Ai akuzohet se rreth orës 14:00 të ditës së djeshme ka grabitur në rrugën “Shemsi Haka” automjetin e ambasadës së Kosovës, tip “BMW” me targa CD 5500 1. “Për çfarë më bini në qafë? Çfarë doni? Makina është në provë.”, mësohet të ketë thënë ai.
Referuar burime për “Syri.net”, automjeti që është grabitur ishte nën emrin e përfaqësuesit të Kosovës në Tiranë, Feriz Selimi. Personi i arrestuar është justifikuar duke thënë se e kishte marrë për një xhiro. (XH.A/SHUPLAKA)