Në orët e para të mëngjesit është grabitur një pikë e këmbimit të parave në rrugën “Lord Bajron” në Laprakë. Grabitësit kanë marrë 1.2 milionë lekë, 3 mijë dollarë amerikanë dhe 1 mijë dollarë kanadez. Policia po heton për ngjarjen dhe kapjen e autorëve.
Po kështu policia ka refereuar materialet në Prokurori për 3 punonjësit e policisë private që nuk kanë marrë masa ndonëse alarmi ka rënë tre herë gjatë natës.
DEKLARATA E POLICISË
Më datë 22.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A. P., 45 vjeç, V. M., 34 vjeç dhe L. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë SHPSF sepse gjatë natës, ka rënë 3 herë alarmi, i një Exchange në rrugën “Lord Bajron”, në pronësi të shtetasit L. B., i cili në mëngjes është konstatuar nga pronari i vjedhur, në të cilën janë marrë 1.200.000 lekë, 3000 dollar amerikan dhe 1000 dollar kanadez. Punonjësit e lartëpërmendur, kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës së tyre, duke mos marrë masat e duhura për vlerësimin e situatës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së Exchange. Parashikuar nga Nenet 134/2 & 248 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)