Një vjedhje ka ndodhur në një pikë karburanti në Cërrik, më datë 2 gusht. Mësohet se një person i armatosur, është shfaqur me një automjet tip “Fouristradë”, ku nën kërcënimin e armëve i ka marrë punonjësit të karburantit një shumë parash.
Punonjësi i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Cërrik, ku ka ngritur edhe një padi ndaj personit ende të paidentifikuar.
Në dëshminë e tij para efektivëve të policisë shtetasi me inicialet E.B, 27 vjeç, tha se është banues në Cërrik, dhe se punon në një karburant në lagjen nr. 1 të qytetit.
Pas kësaj, policia është vënë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorin e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)