Vjedhjet në Shkodër janë kther në një problem më vete, ndërsa mësohet se pre e hajdutëve ka rënë edhe këngëtarja e njohur nga Shkodra Rosela Gjylbegu.
Pas një sërë vjedhjesh të regjistruar së fundmi në Shkodër, autorët e disa prej tyre janë identifikuar dhe arrestuar, mësohet se ditët e fundit është vjedhur edhe shtëpia e këngëtares Gjylbegu, raporton ShkodraNews.
Mësohet se hajdutët kanë përfituar nga mungesa anëtarëve të familjes në shtëpi, duke hyrë dhe marrë disa sende që kanë gjetur brenda dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë.
Po ashtu media lokale raporton se edhe një lokal në një zonë tjetër të Shkodrës është vjedhur ditët e fundit duke e kthyer në një situatë problematike, ndërsa akuzojnë policinë për mos raportim të këtyre rasteve.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post