Është grabitur nëpërmjet thyerjes zyra ku paguhen gjobat qarkullimit rrugor brenda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 28 nëntorit, duke u gëdhirë 29 nëntori. Policia nuk ka bërë publike ngjarjen.
Burime të sigurta konfirmojnë për Fax News se janë marrë rreth 2 milionë lek të vjetëra, që nuk dihet se përse ndodheshin brenda kësaj zyrë.
Dyshohet se kanë qenë dy të rinj që kanë thyer dritaren e kësaj zyre dhe kanë hyrë brenda saj. Burime zyrtare bëjnë me dije se autorët janë dy dhe janë arrestuar. (B.H/Faxweb)