Shtetasi Bajram Kallmacaku 20 vjeç, banues në Durrës, është vënë në prangat e Policisë së Durrësit, pas akuzave të grabitjes së disa pikave karburanti në bashkëpunim me dy të rinj të tjerë, në periudha të ndryshme kohore.
20-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me Klajdi Pupa 20 vjeç dhe Florian Thana 19 vjeç, persona me precedent penalë, kanë vjedhur tri karburante, njërin më 12 dhjetor 2016 dhe dy të tjerë më 9 janar 2017.
Me maska dhe nën kërcënimin e armës, ata kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.
Një ditë pas grabitjes së dytë, policia vuri në pranga dy të rinjtë Klajdi Pupa dhe Florian Thana. Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Efektivet e Policisë Tiranë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
- Bajram Kallmacaku, 20 vjeç, banues në Durrës.
Kallmacaku, në bashkëpunim me shtetasit Klajdi Pupa, 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike dhe Florian Thana, 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, (të dy keta shtetas të arrestuar më datë 09.01.2017) dyshohet se kanë grabitur pika karburanti.
Shtetasit e mësipërm, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek”Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:
1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.
2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip Golf.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë”e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post