I dyshuari i Wimbledon Prowler i akuzuar për vjedhjen e stolieve prej £ 90,000 në gjashtë shtëpi të ndryshme si dhe një shumë që konsisto miliona dollarë në jug-perëndim të Londrës ka dalë para një gjykate këtë të enjte i akuzuar për vjedhjen e bizhuterive me vlerë mbi 500 mijë paund.
Ky është Asdrit Kapaj i njohur si Prowler Wimbledon, ndërsa akuzohet se ka rrëmbyer £ 90,000 stoli nga shtëpitë si dhe disa miliona dollarë në një varg vjedhjesh që ka kryer në shtetin ishullor.
Asdrit Kapaj është akuzuar për vjedhje ose përpjekje për të bastisur gjashtë shtëpi në zonën e pasur jug-perëndimore të Londrës të fshatit Wimbledon ndërmjet 2012 dhe 2018.
Shtëpitë në shënjestër janë me vlerë miliona paund, me një vlerësim të përafërt në rreth £ 6,000,000.
“Ai është akuzuar në vazhdën e një hetimi të specializuar të policisë, që shqyrtoi një seri vjedhjesh, veçanërisht në zonat e pasura të Wimbledonit. I pandehuri shënjestronte zona specifike dhe vjedhjet kryheshin vetëm netëve, mes orës 19 të darkës dhe 5 të mëngjesit.
Kapaj zhvillonte kërkime të imtësishme kur hynte në shtëpi, e pasi merrte ç’kishte për të marrë i linte gjërat në pozicionin e mëparshëm, duke bërë që viktimat të mos zbulonin se ishin vjedhur. Ai kërkonte veçanërisht bizhuteri dhe para të thata”, thotë prokurorja Mary Atera.
Ndërkohë që sot akuzat më të fundit të ngritura ndaj Kapajt, i dënuar edhe më herët për vjedhje, do të bashkohen me shkeljet që do t’i komunikohen nga një tjetër gjykatë, që do të zhvillojë seancën e saj më 24 prill.
Në seancën e 25 shkurtit, 41-vjeçari është shfaqur para gjyqtarëve të Wimbledonit me një bluzë gri, duke folur vetëm për të konfirmuar adresën e tij, moshën dhe kombësinë, shkruajnë mediat e huaja.
Ai identifikohej si Jugosllav, ndonëse ai duket se është nga Kosova. Kapajmendohet të jetë një refugjat nga Kosova i cili zotëron një dyqan peshku dhe çaji dhe është i martuar me dy fëmijë, tetë dhe katër vjeç.
Në seancën e mëparshme, pasi gjyqtari u largua për një pushim, ajo i shpjegoi një gruaje që e ngushëllonte: “Unë jam vetëm me fëmijët. Vajza ime është tetë vjeçare, ajo vetëm dëshiron të shoh babanë e saj dhe po qan për të gjithë kohën”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)