Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore për grupin e grabitjes në pistën e Rinasit për më 13 mars.
I pandehuri Kujtim Picari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që dhe një nga avokatët ka kërkuar të njihet me dosjen.
Picari, i punësuar si shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë, u ndalua më 1 korrik të 2016, një ditë pas ngjarjes, bashkë me katër persona të tjerë, shkruan një portal online.
Ngjarja ndodhi më 30 qershor të vitit të kaluar, kur tre persona me armë e maska kaluan sistemet e sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe hynë deri në pistën e avionëve ku morën disa thasë me para që do të transferoheshin jashtë vendit me avionë.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post