Janë bërë afro 5 orë që ka ndodhur grabitja spektakolare në Qafën e Kashar në afërsi të Rinasit dhe ku u vodhën më shumë se 2 milionë euro, por ende nuk ka një shifër të saktë. Autorët kanë thyer me mjete të forta xhamat e makinave që po trasportonin paratë dhe njëkohësisht kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre. Këto para do të dërgoheshin drejt Vjenës, me një avion që u nis pak minuta më parë nga Rinasi dhe janë tërhequr nga Banka e Shqipërisë, për një bankë të nivelit të dytë, nga BKT-ja.
Nga verfikimet e deritanishme raporton gazetari Artan Hoxha rezulton se kamerat sigurisë që ndodheshin brenda në makinat që po traportonin paratë nuk kanë qenë të ndezura. “Po kështu mbas grabitjeve të fundit doli një ligj që në thasët e parave kur trasportohen të ndodheshin GPS por në këto thasë, nuk ka pasur GPS ditën e sotme, por ai ka qenë vetëm i vendosur në kroskotët e makinave. Makinat që janë përdorur për tu kryer grabitja janë të vjedhura dhe kanë përdoriur targa të fallsifikuara”, raporton Hoxha.
Po kështu Hoxha na jep detaje të tjera edhe për mënyrën e nxjerrjeve të parave nga autoblindat. “Është hapur me një motorsharrë, imagjinoni trashësinë minimale që ka patur mjeti i transportit. Në lidhje me numrin e autorëve, fillimisht është thënë minimalisht 4 dhe maksimalisht 7, ndërsa në takimet e deritanishme rezultojnë 6, katër që janë parë edhe në video dhe dy të tjerë në makinë. Njëri automjtet luksoz, tjetri furgon që dyshohet të jetë përdorur edhe në grabitjen e kaluar në Rinas. Policia është munduar të bëjë një identifikim të autorëve, ende dyshon se ata nuk janë larguar nga vendngjarja për të mos rënë në sy nga ndonjë postbllok, mendohet se ata kanë lidhje edhe me jashtë. Automjeti me të cilin kanë lëvizur paratë e grabitura, me automjetion e përdorur për t’u larguar nuk janë të njëjtë, tha Hoxha. (J.V/Shuplaka)