Për grabitjen e bankës që ndodhi 2 ditë më parë në Tiranë pranë Hipotekës ka dëshmuar së fundmi punonjësi i sigurisë i cili është i arrestuar.
“Ai më kapi në besfai dhe më kërcënoi të mos të flisja se ndryshe do të më vriste. Më drejtoi armën dhe shkoi te arkëtarja për të grabitur. E kisha të pamundur të veproja.”, është shprehur punonjësi i sigurisë së bankës raporton “Fax News”.
Ditën e djeshme është vënë në pranga punonjës i sigurisë me iniciale F.F si edhe është proceduar edhe operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së.
DETAJE:
Policia thotë zyrtarisht se dje është arrestuar në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së.
Po kështu policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së. (J.V/Faxweb)