19:58 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitja e çantës me para në Vlorë, policia jep detaje: Arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim një tjetër

19:27 | 25/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitjave e çantës me euro në Vlorë/ Policia në ndjekje të autorit të tretë, pas “Benz-it sekuestrohet mjeti tip “Audi”

Policia ka vënë në pranga njërin prej autorëve të vjedhjes me armë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Skelës”.

Gjithashtu sipas policisë është identifikuar dhe autori e dytë ku ende vijon ndjekja për kapjen tij. Ndërkohë është shoqëruar edhe një person i tretë dhe po punohet nëse është i përfshirë ose jo në ngjarjen e ndodhur.

Policia ka sekuestruar dy automjete dhe dy armë zjarri kallashnikovë të përdorura nga autorët.

Për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar rreth 70 forca policore të përbëra nga shërbimet e Komisariatit, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Forcat Operacionale FNSH të Fierit. Për ndjekjen e autorëve po përdoret edhe qeni i gjurmës.

Më datë 25.09.2018, rreth orës 09:05, në zonën e Skelës pranë stadiumit “Flamurtari”, 3 persona dyshohet të maskuar kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe dhunës shoferin e autobuzit të linjës “Itali-Vlorë”, si dhe disa nga pasagjerët e autobuzit.

Autorët e ngjarjes pas grabitjes janë larguar menjëherë me dy automjete , të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar  forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre kanë braktisur 2 mjetet me të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes tek nënkalimi i “Panajasë” dhe janë larguar në këmbë nëpër kodrat e Panajasë për tu fshehur në pyll.

Reagimi i menjëherëshëm i Policisë së Vlorës mbështetur nga FNSH e Fierit  bëri të mundur që pas rreth 30 minutash ndjekje të kapej në kodrat e Panajasë njëri prej autorëve të grabitjes, konkretisht shtetasi:  Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Ndërkohë Policia vijon ndjekjen për kapjen e dy personave të tjerë të cilët janë larguar me shpejtësi në kodrat përreth duke u futur në pyll ku ende vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Në afërsi të vendit ku u kap autori i parë është konstatuar edhe një shtetas tjetër i cili është shoqëruar në Polici e po punohet për të parë nëse ka ose jo lidhje me ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjetet dhe 2 armët e zjarrit që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Policia vijon veprimet proceduriale dhe hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Operacioni vazhdon për kapjen e autorëve të tjerë.

Pas

Zhduken dy motra në Durrës, prej më shumë se një javë janë larguar nga banesa

Para

Korrigjimi i kufijve, Kitaroviç ia thotë “copë” Thaçit në SHBA: Janë të gdhendur në gurë

Para
Korrigjimi i kufijve, Kitaroviç ia thotë “copë” Thaçit në SHBA: Janë të gdhendur në gurë

Korrigjimi i kufijve, Kitaroviç ia thotë "copë" Thaçit në SHBA: Janë të gdhendur në gurë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Thellohen tensionet midis Moskës dhe Kievit, Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse me dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.