Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me grabitjen e Postës së Prokurorisë sot në Durrës.
Berisha shkruan se posta u vodh nga kriminelët e narkoqeverisë. Sipas tij narkopolicët vodhën 13 dokumenta top sekret.
Postimi i plotë
Operacioni “forca e krimit” godet serish! Kriminelet e narkoqeverise vodhen sot posten e prokurorise ne Durres. Bashkepunim i shkelqyer midis bandave te partise, narkopolicise dhe narkoprokurorise me ne krye Noriegen.
Ata ndoqen shembullin e narkopoliceve qe vodhen 13 dokumenta top sekret ne kasaforten me sekrete te narkoministrise per te pershendetur ardhjen e Xhafes ne krye te saj. Narkohajnat javen e ardhshme ngrihen ne detyre! sb
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post