Kanë dalë të tjera detaje në dritë nga grabitja e Katedrales së Korçës “Ringjallja e Krishtit”. Siç raporton policia, hajduti ka hyrë në Kishë si besimtar dhe pasi janë larguar njerëzit ka marrë paratë nga lekët, të hedhura nga besimtarët në vlera monetare.
Mësohet se ky shtetas pasi ka marrë sasinë e lekëve, është larguar nga dera kryesore e Kishës
Njoftimi i plotë
Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në lagjen nr 3 në Korçë, në Katerdralen “Ringjallja e Krishtit”, një person i cili dyshohet se ka hyrë në Kishë si besimtar, pasi ka pritur largimin e njerëzve të tjerë duke u fshehur, ka marrë një sasi lekësh nga arkat, në të cilat besimtarët hedhin vlera monetare.
Nga veprimet e kryera në vendngjarje, dyshohet se ky shtetas pasi ka marrë sasinë e lekëve, është larguar nga dera kryesore e Kishës, duke e hapur atë nga brenda. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.