Policia ka arrestuar dy policët privatë, punonjës në një shoqëri sigurimesh pasi akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash prej 7.5 milionë lekësh të reja.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;
- A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.
Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale”Shpërdorimi i detyrës” ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.
Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post