23:05 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitja e parave në Rinas, Austrian Airlines merr vendimin nëse do të rinisë transportimin

09:24 | 20/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja në Rinas/ Flasin pasagjerët, ja kush është ish-zyrtari i lartë që ndodhej në avion

Pas një bllokimi prej rreth dy javësh, Austrian Airlines po rishikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave nga Rinasi drejt Vjenës.

Zëdhënësja e Austrian Airlines Tanja Gruber tha në një komunikim telefonik për “Monitor” se po rishikohen masat e sigurisë dhe nëse gjithçka do të jetë e sigurt, atëherë do të rifillojë shërbimi i transportit cash të parave.

Znj. Gruber nuk dha një datë të saktë se kur do të rifillojnë transporti, por burime nga kompanitë shqiptare që bashkëpunojnë për këtë shërbim thanë se pritet të fillojë shpejt.

Austrian Airlines e ndërpreu shërbimin e transportimit të parave të bankave nga Shqipëria drejt Austrisë në datën 10 prill, një ditë pas vjedhjes në barkun e avionit të një shume prej rreth 6.5 milionë eurosh, pasi grabitësit arritën të çanin me lehtësi perimetrin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend.

Ndalimi i transportit shkaktoi probleme në ditët e para, duke dhënë efekt të menjëhershëm te kursi i këmbimit. Në tre ditë, që kur ndodhi grabitja e parave në barkun e avionit në Rinas, që po nisej drejt Vjenës, euro humbi 1.31 lekë, duke u këmbyer në datën 15 prill me 123.58 lekë, në nivelin më të ulët nga fillimi i janarit. Krahas euros u nënçmuan dhe të gjitha valutat e tjera, si dollari, paundi, fanga zvicerane.

Rënia reflektoi pamundësinë e bankave për të transportuar valutën jashtë vendin, çka po i bën ato të kufizohen në transaksionet e këmbimit valutor. Më pas kursi u stabilizua, ndërsa të premten e kaluar (19 prill), valutat iu rikthyen sërish rënies, me euron që humbi 0.31 lekë, duke u këmbyer me 123.83 lekë. Aktorët e tregut pohuan se ndonëse pritet rifillimi i transportimit të parave, sërish tregu mbetet i pasigurt pasi risku  i transportit të parave i mbetet bankave.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane.

Bankat i transportojnë paratë dhe për të realizuar pagesat e mëdha për klientët, ku paratë e transfertave u dërgohen bankave korrespondente.

Në pritje të zgjidhjes se si do të kryhet transportimi i parave, bankat nuk ishin të prirura të bëjnë këmbime në euro dhe nëse ky ngërç nuk zgjidhet shpejt,  kjo mund të jetë problem për biznesin që kryen transaksione të mëdha, ndërsa për individët, që këmbejnë shuma të vogla nuk do të ketë probleme./Monitor

 

Etiketa: grabitja ne Rinasrinas
Pas

Elisabeta Imeraj thirrje të fortë: Të bëjnë punën e duhur, SPAK të rezultojë eficent

Para

Ishin shpallur në kërkim nga Interpol Washingtoni, arrestohen në Tiranë dy të rinjtë. Akuzohen për…

Para
Panik tek lojtarët e Lihtenshtejnit, avioni ulet me vështirësi në Rinas

Ishin shpallur në kërkim nga Interpol Washingtoni, arrestohen në Tiranë dy të rinjtë. Akuzohen për...

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.