10:00 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Grabitja e parave, Shoqata e Bankave: Është hedhur baltë mbi institucionet bankare

11:39 | 11/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja e parave, Shoqata e Bankave: Është hedhur baltë mbi institucionet bankare

Shoqata Shqiptare e bankave ka reaguar mbi mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në datën 9 shkurt 2017 në rrugën për në Rinas, ku një grup kriminelësh kanë ndaluar dhe grabitur eskortën që po transportonte vlera monetare.

Makina ku ndodheshin paratë e grabitura.

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ndan të njëjtin shqetësim dhe interes për dënimin e autorëve të këtij akti të përsëritur në një territor që duhet të ishte model i sigurisë. Ajo do  të mbështesë deri në fund, pa asnjë mëdyshje, të gjitha institucionet përgjegjëse të bëjnë punën e tyre të hetimit dhe mbledhjes së provave për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para drejtësisë autorët e krimit.

Por, në këtë mori informacionesh të mbingarkuara, shpesh në mënyrë jo profesionale, është hedhur baltë mbi përgjegjësinë e bankave për një veprimtari që ligji e ka shumë qartë të përcaktuar. Sqarojmë se shërbimi i transportimit të vlerave monetare në industrinë bankare kryhet në përputhje me Rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 67, datë 1.6.2016 “Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare” dhe të ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, raporton Monitor.

 

Bankat kanë përgjegjësi për sigurinë fizike brenda ambienteve ku zhvillojnë veprimtarinë, kanë përgjegjësi të zbatojnë kërkesat rregullatore dhe ligjore për lidhjen e kontratës me një shoqëri Shërbimi Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), e cila është e licencuar për transportimin e vlerave monetare, si dhe të bëjnë sigurimin e godinave, vlerave monetare në kasafortë dhe në lëvizje.

Sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transportojnë vetë vlera monetare. Ato nuk janë përgjegjëse për vendosjen e standardeve apo kërkesave për këtë veprimtari, sa kohë ligji nuk parashikon dhe nuk ja njeh këtë detyrë apo të drejtë. Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar.

Shoqata Shqiptare e Bankave mbështet dhe inkurajon tryezën e rrumbullakët me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Bankën e Shqipërisë dhe AAB si instrumentin më të mirë për të ecur përpara. Dakordësia në takim për shoqërimin gjatë transportit të vlerave monetare me policinë e shtetit, të kontrollit të SHPSF-ve dhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët që do të shqyrtojë planin e masave për parandalimin e ngjarjeve të përsëritura dhe të rënda gjatë transportimit të vlerave monetare, janë të mirëpritura dhe garanci më shumë drejt vendosjes edhe të kësaj veprimtarie nën siguri të plotë, përfundon deklarata. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: pergjegjesiteshoqata e bankavesiguria ne banka
Pas

Grabitja e Rinasit, habisin rojet: Fikëm kamerat se do pinim kafe

Para

Nis Konventa Zgjedhore e LSI-së për Tiranën, ovacionet nga salla: E duam Shqipërinë me Ilir Metën! (VIDEO)

Para
Nis Konventa Zgjedhore e LSI-së për Tiranën, ovacionet nga salla: E duam Shqipërinë me Ilir Metën! (VIDEO)

Nis Konventa Zgjedhore e LSI-së për Tiranën, ovacionet nga salla: E duam Shqipërinë me Ilir Metën! (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbërrin në Sarandë anija luksoze “SeaBourn Encore” me 570 turistë në bord

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.