07:56 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitja e postës në Krujë/ Kush është koka e bandës, një emër i njohur për drejtësinë. Si u zbuluan personat e arrestuar

12:28 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja e postës në Krujë/ Kush është koka e bandës, një emër i njohur për drejtësinë. Si u zbuluan personat e arrestuar

Pak më parë u publikuan emrat e personave të arrestuar për grabitjen e postës së Krujës.

Të arrestuarin janë: Mark Nok Caka, Gazmir Lek Saka, Andi Kadri Rexhepi (Paturri), Hysen Avdi Kica, Bujar Ramazan Tafa, dhe Besnik Parruca ishte roja i postes (u arrestua ditën e ngjarjes).

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pjesë parave të vjedhura, makina të vjedhura dhe armë. Dyshohet autorët janë zbuluar nga shenjat e gishtërinjëve.

Gjtihashtu, dyshohet se është i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjet e bankomateve në këtë zonë dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Por kush është koka e bandës së grabitjes së postës në Krujë?

Dyshohet se koka e bandës është Andi Rexhepi ose i njohur ndryshe edhe si Andi Paturri, i cili nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare dhe atë Greke.

Paturri rezulton të jetë një nga 4 shqiptarët që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë.

Në 2017, policia publikoi fotot dhe emrat e personave, mes tyre edhe Andi Paturri. Banda e shqiptarëve kryente vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou. Menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Ndërsa Gazmir Saka, është një nga të arrestuarit që hapi zjarr kundër policisë në rrugën e Rinasit në 2011.

Një përplasje me armë midis policisë dhe një grupi kriminal ditën e djeshme në rrugën e Rinasit, ka pasur si bilanc 1 të plagosur, 6 të arrestuar dhe 150 kg kanabis të sekuestruar. Tre makinat transportonin 150 kg lëndë narkotike, janë ndeshur me armë me forcat e policisë. Luftimi me armë ka zgjatur vetëm disa minuta, më pas personat që transportonin drogën, të rrethuar nga forcat e policisë, kanë vendosur të dorëzohen.

Grabitja e postës:

Nga posta janë grabitur rreth 11 milionë lekë të vjetra, që i përkisnin pensionistëve, dhe dje kishte nisur puna për shpërndarjen e tyre. Dyshohet se autorët janë qenë në dijeni të kësaj shpërndarjeje, si dhe kanë ditur vendin ku ndodhe kasaforta.

Ndërkohë më herët policia ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Besnik Parruca, roja e postës, nuk ka njoftuar policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.

51-vjeçari deklaroi para efektivëve se nuk ka treguar sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale.

(K.H/Faxweb.al)

Pas

“Mos të lëmë nam, nuk jemi shtet dordolecësh”, Bushati kërkon ndryshimin e rezolutës për ndërhyrjet e huaja (Propozimet)

Para

SKANDALI/ Miratohet tenderi nga Kuvendi, 2.3 mln lekë për një biletë në Cape Verde

Para
Opozita mbledhje urgjente në Shkodër/ Mbyllet Kuvendi, miratohen projektligjet me votat e mazhorancës

SKANDALI/ Miratohet tenderi nga Kuvendi, 2.3 mln lekë për një biletë në Cape Verde

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.