14:11 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitja e postës së Prokurorisë në Durrës, reagon PD: Dëshmi se krimi dhe shteti janë bërë një

19:13 | 08/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja e postës së Prokurorisë në Durrës, reagon PD: Dëshmi se krimi dhe shteti janë bërë një

Partia Demokratike nëpërmjet deputeti Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas grabitjes së postës sekrete të Prokurorisë Durrës gjatw mesdietws sw sotme.

Partia Demokratike e cilëson qesharake deklaratën e prokurorisë në Durrës ku thuhej se në materialet që janë grabitur nuk ka informacione që mund të konsiderohen si sekret shtetëror.

Alibeaj tha se duhet që të informohet publiku për rëndësinë e këtyre dokumenteve dhe nëse kanë lidhje me hetimet për Dakon dhe drogën që është trafikuar nga porti i Durrësit.

Deklarata e plotë

Grabitja e postës sekrete në Prokurorinë e Durrësit është një nga aktet më të rënda dhe të paprecedentë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumenta sekrete as natën dhe as ditën.

Grabitja e materialeve sekrete për Prokurorinë e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit.

Është dëshmia sesi shteti dhe krimi janë një i vetëm!

Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumentave sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete.

Partia Demokratike i kërkon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun se cfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumentave dhe cili ishte institucioni marrës dhe dërgues.

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetime për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon?

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit?

Grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar.

Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarat e Prokuroisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentat e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre.

Çdokush që ka besuar se prokuroria do të performonte ndryshe pas reformës në drejtësi, sot e provoi edhe një herë se gjithçka ishte një iluzion. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë nga krimi, situata në vend do të përkeqësohet.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: enkelejd alibeaj
Pas

“Tahiri ishte shërbëtor i trafikut”, ish-oficeri tregon: Kush i kontrollon fijet e Policisë së Shtetit tani

Para

LAJMI I FUNDIT/ Kryeministri Rama goditet me vezë në Laç. Ishte duke u larguar nga takimi…

Para
LAJMI I FUNDIT/ Kryeministri Rama goditet me vezë në Laç. Ishte duke u larguar nga takimi…

LAJMI I FUNDIT/ Kryeministri Rama goditet me vezë në Laç. Ishte duke u larguar nga takimi…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.