Ndalohen 3 persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së prokurorisë në Durrës. Fax News mëson se policia ka ndaluar 3 shtetas me banim në Sukth dhe në Durrës.
Të tre personat janë ndaluar me urdhër prokurorie pas hetimit të nisur.
Mësohet se dy prej të ndaluarve janë punonjës të prokurorisë, ndërsa personi tjetër është roja i kompanisë private.
Pas pak Policia e Durrësit pritet që të dalë në një deklaratë urgjente për mediat, pasi të ndaluarit të përfundojnë së marri në pyetje.
Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm, persona të paidentifikuar kanë hyrë në katin e katërt të godinës së Prokurororisë, teksa kanë grabitur zyrën e prokurorit Afrim Shehu. Prej andej janë marrë dokumente të rëndësishme si dhe kompjuteri i punës.
Grabitja është konstatuar nga ana e punonjëseve të pastrimit të cilat kishin parë dëmtimin e derës së zyrës.
Prej andej kanë nisur hetimet e menjëhershme për ngjarjen, teksa kjo ishte hera e dytë brenda muajit që grabitej Prokuroria e Durrësit.
(E.K/FAXWEB.AL)