02:28 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Arrestohet punonjësi i aeroportit, roli që pati në grup

09:44 | 15/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria nis hetimin pasuror për 6 të arrestuarit e grabitjes në Rinas

Është shoqëruar një përson punonjës në aeroport i cili është i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e Rinasit.

Personi i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po merret në pyetjenga ana e policisë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb se personi i shoqëruar dyshohet se ka ndihmuar autorët e grabitjes, duke qenë se ishte i punësuar te pjesa e cargos në aeroport.

Dyshohet se personi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet, gjë që e bëri më të lehtë punën e autorëve të kësaj ngjarje të ndodhur në 9 Prill.

Prokurorët e kësaj dosjeje prej katër ditësh janë duke marrë në pyetje pjesëtarë të stafit në aeroport dhe ICTS. Operacioni i nisur që nga pasditja e të premtes vijon edhe ditën e sotme.

Derimë tani gjashtë persona mbahen në burg, për grabitjen në Rinas, ndërsa është shpallur nëkërkim Klement Çalja, si një nga organizatorët e grabitjes.

Ditën e djeshme 5 prej të arrestuarve kanë kërkuar ballafaqim me Alkond Bengasin, i cili ishte autor i modifikimit të automjetit me mbishkrimin “Hetimin Tatimor”.

Të arrestuarit kërkojnë të mos merren si prova deklaratat e dhëna nga Bengasi, i cili ka dhënë detajet kryesore lidhur me kapjen e personave të përfshirë.

Bengasi është bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë ngjarje, dhe gjithë arrestimet janë mbështetur vetëm në dëshminë e tij.

Ka qenë ish-komandoja Oltjon Veseli ai që ka kërkuar që të ballafaqohet me Bengasin, i cili zbërtheu grupin, ose që të deklaratat e tij të mos merren si provë. Kërkesa e Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit dhe Saimir Celës do të shqyrtohet ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arrestohet punonjesi i aeroportitgrabitja e rinasit
Pas

Futën Redbull dhe qumësht kontrabandë, arrestohen 3 persona. 1 doganier në pranga, 1 në kërkim

Para

Kriza politike, ish-ambasadori Çejku: Ankthi i Ramës është shpërndarja e Parlamentit nga Meta

Para
”Zaev po përdor metoda fine për përçarjen e shqiptarëve”, Çejku: Rama ka lobuar për të vizituar Rusinë!

Kriza politike, ish-ambasadori Çejku: Ankthi i Ramës është shpërndarja e Parlamentit nga Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.