Ndalohet nje prej autoreve të dyshuar te vjedhjes me arme te tre pikave të Western Union ne Fier dhe tentatives se vjedhjes se nje pike tjeter. Nga burime te ;Fax Neës’ mesohet se Prokurori Petrit Vukaj ka lëshuar urdhër ndalimin ndaj 26 vjecarit Alket Velaj, nga fshati Varibop i njësisë administrative të Bashkisë Fier.
Urdhër ndalimi i Prokurorit Petrit Vukaj, pasi dyshohet se Alket Velaj ishte organizatori i vjedhjeve me arme të tre Ëestern Ënion, dy në qendër të Fierit dhe nje në Levan, si edhe tentativën e vjedhjes së nje ëestern unioni po në qendër të Fierit. Alket Velaj është i denuar më parë për plagosje me armë.
Gjate marrjes se deklarimeve, Alket Velaj ka deklaruar se kishte qenë ne gjendje të vështirë financiare dhe se me datë 03.01.2018 po rrinte tek rrethrrotullimi i globit dhe aty ka takuar nje djalë tjeter rastësisht e pasi kanë hyrë në bisedë me njeri-tjetrin, Alketi shton se i ka propozuar të vjedhin një ëestern union dhe kanë shkuar tek një pikë transferimi valutor pranë ish- universitetit kristali, ku jashtë sipas tij kanë gjetur një çantë femrash dhe janë larguar me vrap, por s’kanë gjetur gjë në çantë.
Mesohet se i ndaluari ka deklaruar para hetuesve se e kishte lënë sërish me shokun e saponjohur që të takoheshin bashkë dhe se kane kryer edhe vjedhjen e dy pikave te tjera Ëestern Ënion, pranë prefekturës së Fierit dhe në Levan të Fierit.
I ndaluari Alket Velaj para hetuesve deklroi se kishin përdorur pistoletë lodër dhe se nuk i kishin bërë keq njeriu, ndërsa vjedhjet I kishin kryer për arsye financiare.
(B.H/Faxweb)