Për grabitjen që ndodhi në banesën e nënës dhe vëllait të Damian Gjiknurit deri më tani policia ka shoqëruar 2 persona. Mësohet se grabitja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Maliq Muça” dhe grabitësit kanë marrë një shumë parash.
Denoncimin në polici e ka bëra nëna e ministrit, L.Gjiknuri, 67 vjeç. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës. Mësohet se banesa e tyre është vjedhur në orët e para të mëngjesit.
DETAJE:
Gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.
Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)