Policia e Peqinit ka dhënë njoftimin zyrtarë lidhur me ngjarjen e ndodhur në këtë qytet ku një 76-vjeçar është shprehur se është helmuar nga një çift bashkëshortësh në shtëpinë e tij dhe më pas i është grabitur banesa.
Në njoftimin e policisë thuhet se dy shtetasit ende të paidentifikuar kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar pa ushtruar dhunë ndaj të zotit të banesës, i cili tashmë ndodhet në spital për ndihmë mjekësore si pasojë e pijes së konsumuar (lexo këtu).
I moshuari ndodhet në Spitalin e Elbasanit dhe nuk është përmendur që prej transferimit të tij nga Spitali i Peqinit.
Ndërkohë familjarët e 76-vjeçarit Skender Beqirit kanë deklaruar tjetër gjë për gazetaren e Fax News Entela Duka.
“Ka gjashtë çuna dhe shihe çfarë i kanë bërë, e kanë dhunuar me grushta me sene, çfarë kemi pasur në shtëpi i kanë marrë”, tha njëra nga familjaret.
“E marr në telefon dhe ma fiknin telefonin, bënte zhurmë, e kam shok të vjetër. Grabitësit ia kanë marrë telefonin”, tha miku i Skënder Beqirit.
Ndërkohë djali i tij, Iliri tha se i ati i kishte dalluar personat dhe njërin prej tyre e njihte por nuk i ka përmendur emrin kur ka rrëfyer në spitalin e Peqinit.
“Ishim në një drekë me familjarët dhe nga ora 13:00 vijmë në shtëpi, zbresim plakën tek shtëpia si përherë. Ajo e thërriste o Skëndfer o Skëndër ai s’po përgjigjej. Shkoi e pa të shtrirë e pyeti se çfarë ndodhi I tha më kërkuan që të përdornin tualetin dhe më dhunuan. Pastaj ka marrë disa djem dhe e kanë dërguar në spital. Plaku një e njeh të sigurtë, kanë qenë tre-katër vetë ka thënë polaku kur e dërguan në spitalin e Peqinit. Ato kanë marrë çfarë kanë gjetur. Se sa kanë marr nuk e di, ka ndodhur në orën 9 e gjysëm. Ka vuajtur se nuk ka pas ndihmën e parë, është gjetur i shtrirë në ballkon”, tha ai.
(F.GJ/FAXWEB.AL)