Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm të policisë ku u arrestuan 4 persona të përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Rama ka përshëndetur Policinë e Shtetetit dhe nuk ka lënë pa ironizuar edhe ata që sipas tij baltosin punën e policisë.
“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse.”-ka shkruar Rama.
Ndërkohë kujtojmë që Policia e Shtetit organizoi kontrolle të shumta në Elbasani dhe Fushë Krujë nga ku kreu edhe ndalimin e personave që dyshohen si të përfshirë në grabitjen e ndodhur në 9 Prill në Rinas. Policia deklaroi se janë arrestuar 4 persona, dhe janë siguruar prova për përfshirjen e tyre në grabitje (lexo këtu).
Sipas burimeve personat e ndaluar janë: Renaldo Sula, Saimir Çela, Alkon Bengasi dhe Oltjon Veseli, ky i fundit i arrestuar në Fushë Krujë.
(B.K/FAXWEB.AL)