Pas arrestimit të katër të dyshuarve për grabitjen në Rinas, gazetari investigativ Artan Hoxha zbulon të tjera detaje nga operacioni i policisë, i koduar “Patriot”.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, Hoxha shprehet se deri më tani, policia ka arritur të rekuperojë afërsisht gjysmën e parave të grabitura.
“Ky grup, vetëm në 2 grabitjet zyrtare ka grabitur një shifër diku 7 mln euro. Shifra e rikuperuar deri më tani, gjithmonë sipas burimeve nga policia, llogaritet diku në 1.2 milionë euro. Por në dijeninë time është më e vogël. Por pak rëndësi ka. Sepse nëse ti ke grupin paratë i gjen kollaj.”, tha Hoxha.
Ndër të tjera, gazetari shprehet se nuk ka shumë shpresa që të rikthehen të gjitha paratë e grabitura.
“Nuk ka shumë shpresë për mua se do gjendjet sasia e lekëve të grabitura. Sepse në të kaluarën banda ka treguar se pas grabitjeve i ka investuar paratë, përjashto një pjesë që i kanë prishur.”, shtoi Hoxha.
Vetëm pak orë më parë, policia bëri me dije se një pjesë të parave, grabitësit i kishin groposur në tokë të fshehura në tenxhere, si edhe në servisin e familjes Murataj në Vorë. (D.D/Shuplaka)