Deputeti Erion Braçe, flet pas takimit me drejtuesit e bankave private, me guvernatorin Genti Sejko dhe me ministrin Tahiri, lidhur me grabitjen e djeshme në Rinas.
Në fillim deputeti i PS-së kërkon ndarjen e Sistemit Financiar nga grabitja e djeshme, pasi ai është i sigurt, pavarësisht asaj që ndodhi.
“Të ndani ngjarjen nga sistemi financiar në këtë vend, ngjarja kriminale ndodhi, por sistemi financiar është ai që u tha më parë nga guvernatori, Genti Sejko.
Sistemi financiar është nën kontroll të shumëfishtë. Nga kjo, sistemi financiar pavarësisht kësaj ngjarje, te përsëritur, është i shëndetshëm, me tepëricë, ofron mundësi për qytetarët dhe bizneset.
Sistemi finanaciar është jo vetëm në interesin publik, por nuk është në dorë vetëm të disa bankave, këtu nuk ka ndërhyrje politike, por vetëm përgjegjshmëri.”, tha Braçe.
Më pas ai shtoi se sot hartuan një plan të qartë lidhur me masat e sigurisë që do merren për të parandaluar ngjarje si e djeshmja.
“Me shoqatën e bankave, kemi një plan shumë të qartë midis bankave, kuvendit të shqipërisë, policisë së shtetit, etj., Propozimnet kryesore të bëhen njësh, për të rritur në maksimum masat e siurisë, për aktivitetin në transport meqë është ngritur edhe si shqetësim nga ngjarja e fundit.
Unë besoj që nga ky takim kemi dalë në konkluzione shumë të mira, planin e masave dhe afatet për ti dhënë fund planit kriminal.”, tha deputeti. (D.D/Shuplaka)