Gazetari i njohur Bledian Koka, reagon pak orë pas grabitjes së dy autoblindave të BKT-së, nga disa persona të paidentifikuar.
Koka shprehet se nuk ndihet aspak i shokuar nga kjo ngjarje, ndoshta për arsyen se grabitje bankash me të njëjtin skenar kanë ndodhur edhe shumë herë të tjera.
“Ndjese ëë…
Nuk e di pse po grabitja e sotme nuk me shokoi sa ajo e fundit, ajo e parafundit, dhe ajo para saj… Besoj qe te njejten ndjesi miq e keni patur edhe ju, apo jo? Kjo sepse nje lajm superskandaloz si ai i sotmi, na eshte futur thelle ne lekuren tone duke u bere pjese e perditshmerise.”, shkruan Koka.
Gazetari bën një kontrast midis grabitjes dhe ngjarjeve të fundit në Rumani, ku Ministri i Mbrojtjes dha dorëheqjen për shkak se favorizoi disa persona që i shkaktuan qindra, mijëra dollar dëm shtetit. Këtu Koka ngre pyetjen nëse edhe ministri ynë i Brendshëm, Saimir Tahiri, duhet të bëjë të njëjtën gjë, pas grabitjes së sotme.
“Ne Rumani, Ministri i Mbrojtjes dha sefundmi doreheqjen vetem sepse ishte i dyshuar se favorizoi persona qe shkaktuan dem shtetit, 103 mije dollare. Po te numerosh miliona e eurove te vjedhura ndaj bankave muajt e fundit, praktikisht ne vend me to do te ishte hapur nje banke e re. Ne kete pike Presidenti i Republikes do ishte mire te mos te prese serish fishkellimen e Ilir Metes per mbledhur Keshillin e Sigurise Kombetare, se aty mund te ishin vrare njerez dreqi e mori.
p.s…dhe meqe ra fjala, a nuk duhet te jape doreheqjen ky Ministri i Brendshem me deshtimin spektakolar te sotem, dhe ketu nuk po llogaris hashashin qe fale policise ne krye te detyres, na mbyti çuka, brinja, gërxhe, dhe ju o lumenj te kulluar?”, shkruan gazetari.