Krimet e Rënda kanë vendosur “arrest me burg” për katër të ndaluarit, të cilët akuzohen për grabitjen e 9 shkurtit në Rinas.
Komunikimi i masës së sigurisë u mor pasi çështja i kaloi Krimeve të Rënda. U vendos “arrest me burg” për Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe për të arrestuarin Ernest Kupën.
Fation Xhyliu dyshohet se ëshë personi që ka dekonspiruar grupin e grabitësve, i cili shprehu pendesë në sallën e gjyqit. Ai ka mbajtur qëndrim pohues edhe përpara gjykatës, duke mos kundërshtuar në asnjë moment provat dhe akuzat e prokurorisë. Xhyliu ka patur rolin e informatorit, pasi ishte pjesë e policisë private, që kishte marrë përsipër transportin e vlerave monetare.
Nga ana tjetër, Ernest Kupa është arrestuar edhe më parë si i dyshuar për grabitjen e një dyqani në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, në prag të Krishlindjeve të 2013-ës.
Ditjon Memlika 31 vjeç nga Tepelena, është një tjetër i dyshuar për të cilën është vendosur masa e sigurisë, një prej dy ish-komandove, që ka shërbyer për një vit në Afganistan mësohet të jetë njohës i mirë i blindave, pasi ka drejtuar mjete të tilla.
I arrestuari tjetër, Neim Avdulaj, ka treguar përpara prokurorëve dhe policisë se prej tetë muajsh ulej çdo ditë në një kafene përballë bankës që ishte piketuar për t’u grabitur dhe ndiqte nga afër të gjitha lëvizjet që kryheshin, hyrje-daljet.
(XH.A/SHUPLAKA)