Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku disa grabitës arritën të marrin mbi 10 milion euro nga një autoblind që transportonte para.
Lleshaj është treguar i rezervuar për çështjen në fjalë, por nga ana tjetër nuk ka nguruar të akozojë opozitën se ka sulmuar Policinë për një operacion që sipas tij është shoqëruar me përplasje me armë midis policisë dhe grabitësve.
Lleshaj vijon më tej reagimin e tij në rrjetet sociale se shqiptarët janë të gjithë përkrah Policisë së Shtetit kundfër kriimit të organizuar, duke shtuar se kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush.
Postimi i plotë:
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në tëitter:
Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!!
Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.
Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë njëri nga grabitësit dhe janë vjedhur mbi 10 milion euro, një reagim ka ardhur nga selia e Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi me një reagim në llogarin e tij në Facebook ka dënuar ngjarjëen dhe gjithashtu është shprehur se kryeministri rama nuk ka prioritet luftën me krimin por atë me qytetarërt (lexo këtu).
Ndërkohë që nga radhët e opozitës ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, paratë janë grabitur nga bandat e lidhura me qeverinë, teksa argumenton se rojet që shoqëronin paratë dhe ato që vëzhgojnë aeroportin bënë sehir.
“Paratë e grabitura, në traditen e njohur do t’i përdorim për fushatën elektorale të ardhshme”, shkruan Berisha ndër të tjera (lexo ketu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)