Pas grabitjes së dy autoblindave që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë në Rinas, reagon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Nëpërmjet një statusi në twitter, ish-ministri nënkupton se policët nuk e kanë kryer detyrën siç duhet.
“Policët dhe armët duhen për të mbrojtur jetën,pronën dhe paratë e njerëzve. Nëse nuk përdoren për këto, për çfarë tjetër?! Për politikë?!”, shkruan Manjani.
Dy autoblindat e BKT-së me para janë grabitur gjatë mesditës së sotme në rrugën e Rinasit pranë “Qafë Kasharit”. Autorët kanë qenë rreth pesë veta, të veshur me të zeza dhe kambale ushtarake. Mësohet se ata kanë vjedhur shtatë thasë me para. (D.D/Shuplaka)