Pas grabitjes spektakolare të kryer në aeroportin e Rinasit policia është duke mbledhur provat për identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Sipas burimeve në lidhje me ngjarjen bëhet me dije se Drejtoria e Policisë së Tiranës ka kryer ekspertizën e automjetit të djegur në fshatin Dritas nga grabitësit, nga ku mësohet se në brendësi të automjetit nuk u gjetën gjurmë biologjike.
E vetmja prove e vlefshme deri tani sipas hetuesve është automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të cilin po bëhen përpjekje për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.
Më qëllim zbardhjen e ngjarjes bëhet me dije se policia ka nisur verifikimin e disa serviseve makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni si dhe është duke kërkuar informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes.