Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas grabitjes së djeshme në Rinas, i cili ia ka faturuar përgjegjësinë kompanisë kineze, duke hequr çdo përgjegjësi nga qeveria. Më tej ai ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit, duke shprehur respepekte për ta.
Ndërkohë kujtojmë që pak më heret reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, i cili e dënoi ashpër këtë akt duke kërkuar ndëshkimin e autorëve (lexo këtu).
“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht’.