Si rezultat i hetimeve, janë zbardhur detyrat e anëtarëve të bandës, roli që secili kishte në skemat e grabitjeve. Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor, burime për gazetë të përditshme raportojnë se Fatjon Xhyliu së bashku me Ditjon Memlikën kanë pasur për detyrë përcjelljen e informacionit tek Neim Avdulaj.
Nga ana tjetër, Neim Avdulaj ka shërbyer si ndërlidhës në grabitjen e dhjetorit 2015, mes Fatjon Xhyliu dhe Ditjon Memlika nga njëra anë dhe ekzekutorëve nga ana tjetër. Sa i përket grabitjes në Rinas më 9 shkurt 2017, Avdulaj në bashkëpunim me Memlikën dyshohet se kanë siguruar dhe përcjellë informacionin e nevojshëm tek ekzekutorët.
I dyshuari tjetër, Ernest Kupa, dyshohet të ketë vepruar në rolin e ekzekutorit. Bëhet fjalë për një nivel të lartë organizimi, ndarje të qartë të roleve, atë të organizatorit, ekzekutorit dhe ndihmësit. (XH.A/SHUPLAKA)