Zbulohet identiteti i autorit të grabitjes tek kazinoja në Zogu të Zi. Ai ka hyrë brenda në kazino me kapuç në kokë dhe me pistoletë, dhe ka kërcënuar punonjësit ti japin paratë.
Sapo punonjësi i ka dhënë xhiron ditore prej 80 mijë lekësh të reja, Ilir Leli ia ka mbathur nga sytë këmbët.
47 vjeçari është larguar më këmbë nga Zogu i Zi drejt rrugës “Mine Peza”, ku i është drejtuar një kazinoje tjetër, por kësaj radhe është ndaluar nga policia. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post